Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e mbrëmjes vonë nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, herë pas here me intensitet të lartë, duke arritur shpejtësi nga 17 deri në 55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 20°C.
Në përgjithësi, dita do të karakterizohet nga kushte të favorshme atmosferike, por me një mbrëmje që mund të sjellë pak freski dhe lagështi./04 Online














































