Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa rajone të vendit mund të ketë riga të izoluara shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10 deri në 33 km/h, duke sjellë ndjesi më të freskët.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 6 dhe 8°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 20°C, duke shënuar kështu një ditë tipike vjeshte me mot të qëndrueshëm dhe të këndshëm./04 Online