Sot deri në 19 gradë Celsius

0
66

Sot mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, i shoqëruar me intervale dielli dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita do të karakterizohet me kushte të qëndrueshme atmosferike dhe pa reshje, shkruan 04 Online.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius – vlera tipike për këtë periudhë të pranverës.

Era do të fryjë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes, pa ndonjë ndikim të theksuar në ndjesinë termike./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here