Sot deri në 17 gradë Celsius

0
69

Sot, vendi ynë pritet të përballet me një ditë me mot të ndryshueshëm me intervale të gjata me diell, por të shoqëruara me vranësira të herëpashershme. Në disa zona, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu, shkruan 04 Online.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, sidomos në Rrafshin e Kosovës, ku pritet të ketë acar të lehtë. Temperaturat minimale në mbarë vendin do të lëvizin nga -3 deri në 2 gradë Celsius.

Erërat do të jenë një element tjetër dominues i ditës. Në Rrafshin e Kosovës do të fryjnë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit priten erëra më të ngrohta nga jugperëndimi dhe jugu. Në të dy rajonet, era do të jetë e fuqishme në periudha të caktuara, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 50 kilometra në orë.

Temperaturat maksimale ditore do të jenë relativisht të këndshme për këtë periudhë të vitit, duke u ngjitur në vlerat nga 13 deri në 17 gradë Celsius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here