Fundjava do të nisë me mëngjese të ftohta, të shoqëruara me ngrica dhe mundësi për mjegull nëpër lugina. Temperaturat minimale do të zbresin nga -2°C deri në 2°C, duke krijuar kushte tipike dimërore në orët e hershme të ditës.
Gjatë ditës, moti do të jetë më i butë dhe kryesisht i kthjellët, me temperatura maksimale që do të luhaten ndërmjet 12°C dhe 15°C. Era do të fryjë e lehtë nga jugu, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
E diela pritet të mbetet me mot të kthjellët dhe stabil, ndërsa nga dita e hënë parashikohet shtim i vranësirave të shpërndara, me mundësi për rigë të dobëta shiu në disa zona./04 Online














































