Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell në mbarë vendin, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit mund të paraqitet mjegull në disa lugina dhe ultësira, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi të lehtë deri mesatare, prej 5 deri në 19 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 15°C, duke sjellë një ditë të këndshme vjeshte./04 Online














































