Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Sipas parashikimeve, në disa zona, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit, pritet të ketë vranësira të ulëta dhe mjegullinë lokale.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke arritur shpejtësi prej 8 deri në 22 km/h.
Temperaturat do të shënojnë një ngritje të mëtejshme. Vlerat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 8 deri në 10 gradë Celsius./04 Online














































