Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe periudha me vranësira kalimtare, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që parashikohet të arrijë nga 13 deri në 37 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit, me vlerat minimale që do të lëvizin nga 10°C deri në 14°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë mes 27°C dhe 30°C./04 Online