Sot borë e shi në rrafshin e Dukagjinit, temperaturat pësojnë ulje

0
33

Sot parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një cikloni të ri me origjinë nga veriperëndimi i kontinentit që në orët e mëngjesit.

Fillimisht, pritet të ketë reshje të dendura bore në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, sidomos në rajonin e Pejës, ndërsa gjatë ditës pritet të përzihen me ato të shiut.

Në zonat e tjera pritet të jenë kryesisht në formë të shiut, me mundësi për shqotë.

Në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë në pjesën dërrmuese të vendit, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në rajonin e Prishtinës, me shpejtësi prej 17-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here