Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerkfinale në Superligën e Basketbollit të Kosovës, mes Bashkimit dhe Trepçës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “13 Qershori” të Suharekës.
Takimin e parë e fituan mitrovicasit me rezultatin e ngushtë, 92:88.
Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, që e mbylli si kampione sezonin e rregullt
Kujtojmë se skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.
Çifti tjetër i fazës gjysmëfinale u përcaktua dje, me Golden Eagle Yllin që do të takohen me Pejën.
Ylli eliminoi Vëllaznimi duke i fituar të dy ndeshjet ndaj tyre.