Sot 27 vjet nga rënia e komandant Ismet Jasharit

0
54

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandant Ismet Jasharit – Kumanovës, një prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I lindur në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967, Jashari u dallua si njëri nga organizatorët dhe udhëheqësit më të vendosur të luftës çlirimtare. Ai ishte ndër të parët që kontribuoi në themelimin e fondit “Vendlindja thërret” dhe më pas iu bashkua UÇK-së në zonën e Likocit, pas Epopesë së Prekazit.

Më 25 gusht 1998, në përpjekje për të tërhequr trupat e bashkëluftëtarëve të rënë, Ismet Jashari bie heroikisht në betejën e zhvilluar në Bajrak të Luzhnicës. Në të njëjtën betejë ranë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Sot, komandant Kumanova prehet në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, pranë 66 bashkëluftëtarëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, që mban emrin e tij. Figura e tij mbetet simbol frymëzimi për brezat e lirisë në mbarë Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here