144 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, ndërkohë që nuk është raportua për asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 19 të shëruar në 24 orët e fundit.
Dje janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 997.
Njoftimi i plotë:
07 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 997.