Sonte, radha është për gjysmëfinalen tjetër, ku Peja do të përpiqet të ndjekë të njëjtin shembull dhe të rikthehet fuqishëm në garë për finalen.
Verdhezinjtë, që u mposhtën me rezultat të thellë 61:81 nga Bashkimi në sfidën e parë në Prizren, do ta kenë të gjithë fokusin në fitore për të barazuar serinë.
Në anën tjetër, Bashkimi udhëton në Pejë me synimin për ta siguruar fitoren e dytë dhe për të bërë një hap të madh drejt finales së madhe të kampionatit.
Të dy skuadrat janë të vetëdijshme për rëndësinë e këtij dueli, pasi një fitore sonte mund të ndryshojë rrjedhën e gjithë serisë. Bashkimi dhe Trepça u kualifikuan direkt në gjysmëfinale, ndërsa Peja e eliminoi Golden Eagle Yllin dhe Prishtina mposhti Vëllaznimin në çerekfinale.
Sistemi i “play-off”-it parashikon që skuadra që arrin tri fitore të kualifikohet në finale, ndërsa për të fituar titullin e kampionit nevojiten katër fitore.
Gjysmëfinalja e dytë
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi