Sonte super ndeshja, Kosova përballet me Zvicrën

0
57

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të luajë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Dardanët” do të përballen me Zvicrën në Bazel, në një sfidë që pritet me interes të madh nga tifozët.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Franco Foda mbrëmë zhvilloi seancën e fundit stërvitore, ndërsa në konferencën për media ai shfaqi besim për një rezultat pozitiv.

“Është e qartë se në ndeshjet e fundit kemi pasur paraqitje të mira, por duhet ta kemi parasysh se përballë kemi Zvicrën. Në ndeshjen e nesërme do të kemi një qasje tjetër. Synojmë të marrim rezultat pozitiv,” u shpreh Foda.

Optimist për suksesin e “Dardanëve” është edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili tha se ekipi është i gatshëm të japë gjithçka në fushë për t’u kthyer me pikë nga Bazeli.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të nisë në orën 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here