Sonte Shqipëria përballet me Andorrën, kuqezinjtë synojnë fitore

0
60

Sonte, Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Andorrën, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja do të luhet në ‘Arenën Kombëtare’, duke ofruar mundësinë për kuqezinjtë të rregullojnë gjërat pas humbjes 2-0 nga Anglia në ‘Wembley’ tri ditë më parë.

Të dielën mbrëma, kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore para ndeshjes, dhe sipas raportimeve, të gjithë lojtarët kanë stërvitur normalisht dhe janë gati për të dalë në fushë.

Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho në konferencën e fundit para duelit me Andorrën, ka thënë se “skuadra e tij nuk guxon të gabojë ndaj Andorrës”.

Ndeshja fillon në orën 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here