Sonte do të zhvillohet meçi mes bokserit shqiptar, Florian Marku, dhe atij meksikan, Miguel Parra Ramirez.
Marku, i cili njihet me nofkën “Mbreti Shqiptar”, ka shansin për të marrë edhe një titull di kampion botëror.
Ende i pamposhtur, 29-vjeçari do të luftojë në kryeqytetin e vendlindjes së tij, Shqipërinë, për titullin WBC Silver Interim në peshën e lehtë.
Për meksikanin Ramires kjo është lufta e dytë jashtë Meksikës, ndërsa Marku bën një kthim në shtëpi.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.
Dyshja takohen në stadiumin “Air Albania”, me kapacitet prej 20,000 ulësesh, ku të gjitha biletat janë shitur. /Klan Kosova