Sonte natë speciale për Ronaldon

0
324

Cristiano Ronaldo do të hedhë sot një tjetër hap në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Sulmuesi portugez, ndaj Islandës do të regjistrojë ndeshjen e tij numër 200 me Portugalinë.

Askush nuk e ka arritur këtë shifër me kombëtaret, ndërkohë që 38-vjeçari ka shënuar edhe 122 gola me fanellën e vendit të tij.

Cristiano ka debutuar me Portugalinë në 20 gusht 2003 ndaj Kazakistanit, duke zëvendësuar idhullin e tij, Luis Figo.

“Do të ishte fantastike të shënoja në ndeshjen time numër 200. Por, më e rëndësishme është që të vazhdojmë rrugën tonë drejt Kampionatit Evropian. Jam shumë krenar që jam i pari që arrij 200 ndeshje me kombëtaret, është diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë”, tha sulmuesi i Al Nassr para ndeshjes në Rejkjavik.

Cristiano Ronaldo ka luajtur 5 Evropianë (2004, 2008, 2012, 2016 dhe 2021) dhe 5 Botërorë (2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022). Arritja e tij më e madhe është fitorja e Evropianit në vitin 2016, si dhe fitorja në edicionin e parë të Nations League, në vitin 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here