Sonte luajnë Bjellorusi – Kosovë, Dardanët synojnë fitore

0
231

Përfaqësuesja e Kosovës sonte në Budapest luan ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Kosova në duel me bjellorusët vjen pas barazimit kundër Rumanisë në Prishtinë, ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë dhe ishte barazimi i tretë në tri ndeshjet e para të këtij cikli garues për Evropianin ‘Gjermani 2024’.

Futbollistët e Kosovës mbrëmë në tokën hungareze kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit të sotëm ndaj bjellorusëve, stërvitje në të cilën nuk ishte i pranishëm Milot Rashica, i cili është në dyshim nëse do të luajë sonte për shkak të një lëndimi të pësuar pak ditë më parë.

Megjithatë, atmosfera në taborin e skuadrës sonë është e mirë në prag të duelit ndaj Bjellorusisë.

Trajneri i Kombëtares sonë, Alain Giresse, mbrëmë në konferencën për medie, është shprehur optimist se të besuarit e tij do ta fitojnë ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Ndeshja Bjellorusi-Kosovë nis në orën 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here