Skuadra suharekase, Ballkani, sonte do të kërkojë që ta shkruaj historinë në sportin kosovari ku për detyrë ka ta mbrojë rezultatin e krijuar në Maqedoni të Veriut përballë Shkupit.
Ballkani ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 1-2, ku kundër Shkupi bëri përmbysje të rezultatit, njofton Klankosova.tv.
Për kualifikim, Ballkanit i mjafton vetëm një barazim për të ecur tutje në fazën e grupeve të Europa Conference League.
Ndeshja do të nis nga ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.