Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj, sonte ka qenë e ftuar në emisionin Oxygen me Besim Dinën në Klan Kosova.
Ajo ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj, përfshirë edhe për shëndetin e saj.
Pos zërit dhe një karriere të suksesshme, Soni komentohet çdo herë edhe për linjat e saja trupore.
“Unë për 18 vite bëjë sport, pra ushtroj çdo ditë, bëjë edhe vallëzim, për trup dhe shëndet të mirë”, tha Malaj.