Sokoli: Pushteti i PDK-së nënvlerëson DokuFest-in, favorizohet OJQ e afërt me kryetarin Totaj

0
265

Asambleisti i LVV-së në Prizren, Selman Sokoli, ka reaguar ndaj vendimit të Komunës së Prizrenit për ndarjen e subvencioneve kulturore, raporton 04 Online.

Ai ka denoncuar faktin se një OJQ e sapohapur, e lidhur me rrethin e ngushtë të kryetarit Shaqir Totaj, ka përfituar 2.33 herë më shumë fonde sesa vetë festivali ndërkombëtar DokuFest.

Sipas Sokolit, kjo është më shumë se një padrejtësi financiare, është një mesazh politik që nënvlerëson punën shumëvjeçare, impaktin ndërkombëtar dhe trashëgiminë kulturore të DokuFest-it. Ai kërkon transparencë dhe drejtësi në shpërndarjen e fondeve publike, duke theksuar se DokuFest është identitet i Prizrenit dhe një pasuri e përbashkët kulturore.

Reagimi i plotë i Selman Sokolit:

🎬 DokuFest nuk është thjesht një festival, është identitet, është dritare e Kosovës në botë.

Qyteti i Prizrenit ka pasur gjithmonë një rol të veçantë në kulturën dhe imazhin e Kosovës jashtë vendit. Në këtë drejtim, DokuFest është flamurtari kryesor: një festival ndërkombëtar filmi dokumentar dhe të shkurtër, që ka sjellë mijëra vizitorë nga e gjithë bota, ka promovuar vlerat tona, dhe ka gjallëruar ekonominë lokale, turizmin, rininë dhe kulturën në Prizren.

Por sot, me Shaqir Totajn dhe PDK-në pushtet, një OJQ e sapohapur nga rrethi i ngushtë i vetë kryetarit të Prizrenit, ka marrë 2.33 herë më shumë subvencion se vetë DokuFest-i.

‼️ Ky nuk është thjesht një vendim financiar. Ky është një mesazh i Totajt: se puna shumëvjeçare, ndershmëria dhe impakti ndërkombëtar, vlejnë më pak se lidhjet personale dhe interesat e ngushta të pushtetarëve lokal të PDK-së.

DokuFest nuk është pronë e askujt, është trashëgimi e përbashkët kulturore. Dhe ne, qytetarët e Prizrenit e të Kosovës, kemi të drejtë të kërkojmë transparencë, meritokraci dhe drejtësi në mënyrën si shpërndahen fondet publike.

#KulturaKaVlerë

#JoKlientelizëm

#12Tetoripoafron

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here