Sokoli: Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i ka shkruar një qytetari nga Hasi, në mes të natës, mesazhin ofendues “Shko ne RS”

0
622

Asambleisti i LVV-së në Prizren, Selman Sokoli, ka reaguar ashpër pas publikimit të një mesazhi ofendues të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, drejtuar një qytetari nga Hasi, raporton 04 Online.

Sipas Sokolit, Totaj i kishte shkruar qytetarit në mesnatë mesazhin “Shko ne RS”, gjuhë që ai e cilëson si përçmuese dhe të padenjë për një udhëheqës.

Ai theksoi se qytetari në fjalë i përket një treve që i dha mbi 80% të votave Totajt në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Reagim ndaj ofendimit nga kryetari Shaqir Totaj

Me shqetësim e zemërim të madh po e ndaj këtë rast të paprecedent: Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj sharlatani, i ka shkruar një qytetari nga Hasi, në mes të natës, mesazhin ofendues “Shko ne RS”.

Kjo nuk është gjuhë e një udhëheqësi. Ky është përçmim i pastër ndaj një qytetari nga një trevë që i dha mbi 80% të votave në raundin e dytë për kryetar. Dhe ky është falënderimi që merr? Një ofendim që në nëntekst kuptohet si “Shko në rrotë të s’ëmës”, vetëm pse guxoi t’a kritikojë?

Ne nuk duam kryetar që e përdorin pushtetin për të heshtur zërin e qytetarëve. Nuk duam përfaqësues që humbasin kontrollin ndaj kritikës dhe kthehen në fyes e përçmues.

Turp për këtë sjellje. Dhe më shumë turp nëse heshtim përballë saj.”, thuhet në reagimin e Sokolit./04 Online

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10233528229640304&id=1013755794&mibextid=wwXIfr&rdid=uePrTIEimpjrKnyX#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here