Një vendim i Komisionit Diciplinor që ndërlidhet me katër punëtorë të QKMF-së në Prizren, ka shqetësuar LVV-në në këtë komunë.
Selman Sokoli, asambleist i LVV-së ka thënë se ky komision po bën spastrime të punëtorëve që nuk janë të përshtatshëm për Shaqir Totajn dhe PDK-në në Komunë.
“PDK-ja si gjithmonë, karakterizohet për linçim, persekutim, kërcënim, shantazh e në disa raste edhe për dhunë
Komisioni Diciplinor i Komunës së Prizrenit, po bënë spastrime të punëtove që nuk “janë të përshtatshëm” për Shaqir Totajn dhe kapogrupet e PDK-së në Komunë.
Kujtojmë që anëtarët e KD, janë edhe militantë të PDK-së, sikurse ky recidivisti Avni Ademaj dhe Përparim Shala, të cilit i është punësuar gruaja nga PDK-ja, derisa ai merrte vendim për persekutimin e punëtorëve komunal.
PS: Të gjithë ju që jeni viktima të persekutimit të pushtetit të Totajt të PDK-së, organizohuni e mbohuni me të gjitha mjetet juridike e institucionale, sepse hakmarrja e linçimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë, sidomos jo pas 14 shkurtit 2021.”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” Sokoli./04 Online