“Smiley Face”, trendi i thonjve që funksionon edhe si përforcues i humorit

0
331

Tendencat në manikyr kohët e fundit janë të panumërta dhe ka diçka për të gjithë. Thonjtë aura, thonjtë “blush”,  “french” apo v-tips, dizenjot në nail art janë të pafundme.

Përveç faktit që bërja e thonjve mund të jetë jashtëzakonisht relaksuese, nëse zgjidhni trendin e mëposhtëm e “fytyrës së buzëqeshur”, do të keni dhe një humor më të mirë.

Trendi mund të përkthehet si të doni, përderisa thonjtë tuaj marrin fytyra të buzëqeshura, pavarësisht nëse dëshironi t’i lyeni ose t’i ngjitni ngjitësit e veçantë. Çfarëdo forme apo gjatësi të thonjve që keni, fytyra e buzëqeshur do të duket padyshim e lezetshme dhe nuk ka se si të mos ju bëjë të lumtur sa herë që shikoni gishtat.

Shihni më poshtë versione të ndryshme të këtij manikyri të veçantë dhe merrni frymëzim për atë të radhës:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here