Smajl Latifi nderon heroin Skënder Rexhepi në 60-vjetorin e lindjes

0
122

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar sot shtëpinë-muze të heroit Skënder Rexhepi – Komandant Hekuri, në fshatin Mrasor, në ditëlindjen e tij të 60-të, shkruan 04 Online.

Latifi e vlerësoi Rexhepin si një prej figurave më frymëzuese të luftës për liri, që ra dëshmor më 21 janar 1999 në betejë kundër forcave serbe. “Lavdi emrit dhe veprës së tij të pavdekshme,” theksoi ai.

“HEROI SKENDER REXHEPI – KOMANDANT HEKURI, KA VETËM DITËLINDJE

Sot, në ditëlindjen e tij të 60-të, në fshatin Mrasor, vizituam shtëpinë-muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri.

Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe për rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë.

Skënder Rexhepi mbetet një prej figurave më frymëzuese të luftës për liri, sepse i qëndroi besnik idealit kombëtar dhe ia fali jetën atdheut.

Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme të heroit Skënder Rexhepi!”, ka thënë Latifi./04 Online

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1262828111869895&id=100044281546921&rdid=mfX9yXpeT0aTfFec#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here