Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka arritur të marrë vëmendje me paraqitjet e tij të fundit te Lille.
Kosovari po arrin të asistojë e të shënojë edhe gola të bukur me fanellën e Lille dhe këto nuk po kalojnë pa vëmendje.
Sipas ‘Sky Sports’, Arsenal janë vënë pas Edon Zhegrovës, përcjell lajmi.net.
I njëjti burim insiston se kartoni i Zhegrovës do t’i kushtonte Arsenalit 11 milionë funte, plus bonuse.
Zhegrova kaloi te Lille këtë sezon dhe ka rimarrë pozitën e tij edhe në kombëtaren e Kosovës.
Mbetet të shihet nëse ‘Gunners’ do të bëjnë ndonjë lëvizje konkrete drejt anësorit dardan.