Skitari Albin Tahiri hyn në top 30-she në sllallom të madh

0
348

Skitari Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Tahiri arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në LOD Pekini 2022, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.

Ai zuri vendin e 30-të.

Në lëshimin e parë skitari kosovar ishte në vendin e 37-të.

Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here