Skandali me vota, ndërpritet mandati i përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit

0
105

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që i gjithë vendi të shkojë në rinumërim.

Komuna më e ‘prekur’ nga ky proces doli Prizreni, prandaj KQZ vendosi po ashtu për ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Rreth kësaj në mbledhje ka folur edhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai deklaroi se edhe rinumërimi i pjesshëm u bë me iniciativën e KQZ-së, me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here