Që nga mëngjesi, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.
Fillimisht bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal të tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.
Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.
Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.
Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.
Sipas burimeve të Kosova Post, i arrestuari Gara është anëtar i partisë së LDK-së. “Përkundrazi, qytetarët e Prishtinëe e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë LDK-së”.
Fotografia e Gara publikuar nëpër media para zyreve të LDK-së, është fotografi gjatë fushatës zgjedhore, pra, është e lidhur me aktivitetet partiake.