S’ka konsensus për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

0
165

Krisjanis Karins, ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë, ka deklaruar se sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ende është arritur konsensusi.

Përveç çështjes së anëtarësimit të Kosovës në KiE, ministri Karins ka deklaruar se në tavolinën e ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka konsensus as në lidhje me sulmet terroriste të 24 shtatori në Banjskë.

“Në lidhje me sulmet terroriste, të 24 shtatorit 2023, realiteti është që në tavolinën e ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka konsensus. Po ashtu akoma nuk ka konsensus në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja e kësaj Asambleje është opinioni duhet t’i paraqitet Këshillit, meqë ne në Këshill të Ministrave, në lidhje me shumë çështje, përfshirë edhe këtë, operojmë mbi baza konsensuale”, ka thënë ai.

Karins tutje ka thënë se qëndrimi i tij është se duhet të ketë hetim për sulmin terrorist dhe se, po doli që në këtë sulm të jetë e përfshirë edhe një shtet tjetër nga jashtë, është kjo do të ishte edhe më shqetësuese.

Ai ka theksuar se vendi i tij e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KE si dhe në Bashkimin Evropian.

“Do të theksoja që pikëpamja ime si ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë, është që natyrisht të ndërmerret hetimi, dhe nëse del të jetë e vërtetë që ka pasur përfshirje nga jashtë, si sulm i organizuar nga një shtet, apo vet shteti, kjo e bënë edhe më shqetësuese. Vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, si demokraci, por 34 nga ne në këtë Këshill duhet gjithashtu të kemi përshtypje të ngjashme, si dhe 12 që nuk janë këtu. Pra është një proces, dhe si ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë, do të vazhdoj në këtë proces, përderisa në presidencën e Këshillit të Evropës, do të vazhdoj të punoj në këtë drejtim”, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here