Gjithë historia serbe e qenësimit na dëshmon se; prirja e tyre kolektive më shumë e duron qeverisjen autokrate se sa ate demokratike(shih sundimin nga koha e mbretërisë së nemanjiqêve…,sundimin e tyre nga serbët e kohës së perandorisë otomane; ate të mbretërisë pashiqëve SKS-ne,; ate komuniste me A. Rankoviqin, dhe tashmë me këtë Alksandër Vuqiçin). Pra një histori që dëshmon papjekuri, konformizëm e poltronizëm të skajshëm jo vetëm individual, por, edhe kolektiv. Edhe ngërqi dy dekadësh që është krijuar midis Serbisë dhe Kosovës, dosido e dëshmon këtë traditë të joemancipimit politik po edhe konformizmin dhe poltronizmin nda sundimtarit të vetë…! Duket që përgjigjen më të thellë për këte “pozionim” të konzervuar etbopsikologjik serb, duhet kërkuar edhe te ndikimi absolut i Kishës Ortodokse serbe. E cila ka ndikim të jashtëzakonshëm, në mentalitetin dhe etnopsikologjinë kolektive serbe. Pushtimi i hapsirave vendimarrëse nga ana e autokracisë dhe klerikalizmit ortodoks, është “këmbyer” me politikanbërësit e mëparshëm dhe të tanishëm serb (jemi dëshmitar të bekimit të rinjëve serb gjatë pesë luftërave që i bëri Serbia, nga kleri serb dhe Kisha Ortodokse serbe)…
Dhe se tema rreth Kosovës është bërë tashmë njē karrem tejet funksional dhe profitabil për politikanët serb, kur janē në pyetje zhvendosja e vemendjes se publikut serb nga problemet reale; – ekonomike, ku Serbia përkundër “infuzioneve” (ekonomike kineze; ushtarake ruse) shtesē që kanë ardhur në dekadat e fundit nga Rusia dhe Kina, duket që është në krizë të thellë; – sociale, ku është evidente ikja e trurit nga rikthimi i autoritarizmit dhe kontrollit absolut të medieve dhe gjithë jetës sociopolitike nga ish ministri i ish regjimit të Milosheviqit, Presidentit aktual Aleksander Vuçiq.
Tani edhe në raportin e tensionuar aktual midis Serbisë dhe Kosovës, kemi skenare pothuajse të njejta… Bekimin e Kishes serbe për “dialogun” (lexo; negocimin e shpresuar për ta rikthyer ndikimin; politik, fetar e kulturor) Prishtinë -Beograd; Bekimin e Kishes serbe për aneksimin e pjesës veriore të Kosoves; Bekimin e Kishes serbe, për “mirëmbajtjen” e konfliktit si të ngrirë; Bekimin… e çdo gjëje që ka ngjyrim pomitik, fetar e kulturor serb. S’këndejmi dialogu (negocimi) në Bruksel, midis KMAlbin Kurti dhe Presdentit srb Aleksandër Vuqiç, është një lloj folklori e ikonografie që vazhdon ta ushqeh detyrimisht; konformizmin, poltronizmin e amputuar në kulturën dhe etnopsikologjinë serbe. Vazhdimi deri në pafundësi i kinse dialogut Beograd-Prishtinë, vetëm e ridëshmon se serbët janë një popull që më shumë e dëshirojnë autokracinë se sa demokracinë…Andaj, bisedimet (lexo; negociatat) me Serbinë që po mbahen me vite në Bruksel (me iniciativë evropiane) pa një “bulduzher” diplomaci ala amerikane, është i kotë, i pa perspektivë dhe joproduktiv…
Shkruan: Fadil MALOKU
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online