“Sjell izolim social, çrregullon gjumin”, mjekja e njohur tregon pasojat fatale që sjell te fëmijët qëndrimi para ekranit të televizorit

0
177

Kufjet janë ndër aksesorët më të përhapur që përdoren jo vetëm nga të rriturit, por edhe fëmijët.

Sipas një sondazhi të realizuar në SHBA në një spital fëmijësh në Miçigan, prindërit e fëmijëve nga mosha 5 deri në 12 vjeç janë shprehur se ata i përdorin kufjet 1–2 orë në ditë. Përdorimi më i shpeshtë i kufjeve është në shtëpi dhe shkollë, ndërsa më pak se 10 për qind e prindërve thonë se i përdorin ato në autobus, jashtë ose në shtrat.

Sipas prindërve të marrë në sondazh, kufjet i ndihmojnë fëmijët të argëtohen, por ekspertët thonë se përdorimi i tyre me orë të tejzgjatura mund të çojë në probleme fatale të shëndetit, të ndikojë në orët e gjumit, rënien nga mësimet, nivelin e stresit, madje edhe humbjen e dëgjimit.

Mjekja psikiatre-pediatre, Sonila Tomori, tha në një intervistë televizive, se mbas pandemisë së Covid-19, është rritur disafish përdorimi i teknologjisë mes fëmijëve.

“Po dalim nga një periudhë e mbipërdorimit të ekraneve për arsye shkollore, ndërkohë që vazhdojmë të kemi përdorim të telefonit jo vetëm për arsye shkollore, por më së shumti edhe në kohën e lirë. Unë shoh moshat dymuajshe para ekranit për të parë reklama ose gjatë ushqyerjes, ose për t’i mbajtur ata të qetë. Në praktikën tonë ne e ndeshim këtë dhe është diçka ekstreme. Kjo sjell izolim social, kohë individuale me ndërveprim të kufizuar me anëtarët e tjerë të familjes dhe prindërit, çrregullon gjumin kur dihet se oraret e gjumit për fëmijët e vegjël janë 14–17 orë në ditë për të porsalindurit,” u shpreh Dr. Tomori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here