Mërgimtarët kosovarë sot do të mblidhen në qendër të Helsingut të Finlandës për të protestuar në mbështetje të Kosovës.
Protesta do të fillojë nga ora 15:00 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Helsing.
Organizatori Albi Zogjani për Klan Kosovën ka deklaruar se kërkesat e tyre janë që të ndalen protestat e serbëve në veri, të lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia, si dhe të reagojë më shumë Bashkimi Evropian për Kosovën.
Sipas Zogjanit, kërkesë tjetër e tyre është që nga drejtimi i procesit të dialogut të largohet emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.