Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se situata epidemiologjike me virozat e stinës është mjaftë e ngarkuar.
Elezkurtaj, njëherit ka bërë me dije se situata është e menaxhueshme.
“22 raste me Covid-19 brenda 3 muajve dhe
4221 raste me grip sezonal!
Situata epidemiologjike me virozat e stinës është mjaftë e ngarkuar në Komunën e
Prizrenit.
Prania e Covid-19 dhe virozave të tjera të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ka ngarkuar edhe më tepër personelin shëndetsor në menaxhimin dhe ecurinë klinike të këtyre sëmundjeve.
Edhe përkundër ngarkesave, situata është e menaxhueshme”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online