Sistemi shëndetësor në Prizren pranë kolapsit, shkak numri i madh i mjekëve dhe infermierëve të infektuar nga COVID-19

0
333

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, është shprehur shumë i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19 në stafin e këtij institucioni.

Elezkurtaj ka thënë se vetëm sot kanë rezultuar 10 të infektuar, teksa ka thënë se nëse vazhdon ky trend, ekziston rreziku i kolapsit të sistemit shëndetësor.

“Është shqetësues infektimi i madh i punëtorëve shëndetësor me virusin korona.Vetëm sot i kemi 10 raste pozitive të mjekëve dhe infermierëve , andaj nëse shkohet me këtë trend, ka mundësi që të kemi rrezik për kolaps të sistemit shëndetësor.

Apeloj tek organet vendimmarrëse që të gjejnë alternativa për këtë mungesë enorme të personelit shëndetësor.

Ne do t’ia dalim nëse dimë dhe kemi mbështetje”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here