“Sirena” angleze dhe turke, Arbër Hoxha drejt largimit nga Kroacia, zbulohen klubet e interesuara për të

0
95

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi.

Kështu të paktën kanë raportuar së fundmi mediat kroate.

Dinamo Zagreb po ndërpret bashkëpunimin me shumë lojtarë, ndërsa i radhës mund të jetë Hoxha. 

Raportohet se ka disa skuadra Europiane që kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin. Anglezët e Hull City, që për trajner emëroi boshnjakun, Sergej Jakiroviç, ka shprehur interesim për Hoxhën.  

Kajserispori i elitës turke është po ashtu i interesuar.

Prej Turqisë, Hoxha është edhe në radarin e Trabzonsporit dhe Ejupsporit, shkruan Panorama. 

Më herët për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Lecce. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here