Sir Alex Ferguson ka theksuar se lojtarët e akademisë vazhdojnë të jenë e ardhmja e Manchester United, pavarësisht largimeve të Scott McTominay dhe Alejandro Garnacho në vitin e fundit. Legjenda e klubit beson se emra si Kobbie Mainoo përfaqësojnë identitetin dhe shpirtin e “Djajve të Kuq”.
Ferguson ka kujtuar me vlerësim të veçantë McTominay, i cili u formua në akademinë e United dhe më pas u largua drejt Napolit, ku fitoi titullin e Serie A. Sipas tij, besimi te të rinjtë ka qenë gjithmonë themeli i klubit që nga koha e Sir Matt Busby.
“Akademia është zemra dhe shpirti i Manchester United. Të rinjtë tregojnë qetësi, besim dhe guxim për të luajtur në ekipin e parë,” ka deklaruar Ferguson, duke lënë të kuptohet se shitja e Mainoo do të ishte humbje e madhe për identitetin e klubit.
Nga ana tjetër, trajneri aktual Ruben Amorim ka mohuar zërat për largimin e Kobbie Mainoo, duke theksuar se mesfushori anglez është pjesë e planeve të së ardhmes dhe se United nuk ka luksin të humbasë lojtarë pa përforcime zëvendësuese./Express














































