Sipas medieve serbe, konfrontimi në veri është i paevitueshëm!

0
455

Që nga ditët e barrikadimit në veri, Serbia ka nisë një ofensivë (diplomatike,civile,mediatike,e fetare) të egër të blasfemisë, stigmatizimit por edhe paragjykimit e kontestimit të shtetëndërtimit të Kosovës, që u shpall më 2008. Kësaj “valle” e fushate oportuniste, por edhe të egër antishqiptare mjerisht, me indeferencën e tyre (qoftē ajo edhe) naive po edhe të qëllimshme i janë bashkangjitur, si; kryeministria(asnjë fjalë nga E.Rama!), opozita e shtetit shqiptar (e cila përkujdesjen për shqiptarizmën… e ka të amputuar edhe në Kushtetuten e saj, ashtu edhe; ca qarqe e lobe albanofobe ndërkombëtare; pastaj; ca medie tona lokale, e ca rajonale e globale; si edhe; ca nivele vendimarrëse të KFOR-in dhe dosido ca ambasada (të kualifikuara, madje edhe) si mike!

Tek të cilat përveç hezitimit, po hetohet edhe një lloj pritese për t’u artikuluar pa ekuivoke (sikurse ajo e Eskobarit dhe Hillit, psh.) dhe për të denoncuat edhe publikisht “rafalet” e mbrëmshme në veri të Kosovës. Që përveç që ishin tejet provokuese, ishin edhe shqetësuese, për sigurinë dhe stabilitetin jo edhe aq të Kosoves, sa ate të rajonit!

Tani duke u bazuar në këto dhe “përvojat” e mëhershme (të indeferencë dhe hezitimit të pjesyarëve të KFOR-it françez, në ngjarjet e vitit 2004) mendoj se: më nuk guxon të na përsëritet situata përçarëse e vitit 1999, (kur lëvizja joviolente dhe ajo violente u ndan dhe u bënë pikë e pesë?!) por, na duhet UNITETI (në qëndrime) dhe URTËSIA (në gjykime)…
Ndryshe, do na mallkoj historia e brezave që po vijnë…!

(P.S. Kosova, duhet jetë e gatshme (asesi krye në veti!) që me aleat ta demaskoj kurthin e radhes serbe)

Shkruan: Fadil MALOKU

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here