Larja e flokëve mund të jetë një proces i thjeshtë, por të dish sa shpesh duhet larë mund të jetë një sfidë.Struktura e flokëve të një personi dhe nivelet e prodhimit të vajit luajnë një faktor në shëndetin dhe higjienën e përgjithshme të flokëve. Sipas ekspertëve, kjo bëhet duke ekzaminuar lëkurën.
Ekspertët janë shprehur se rregulla standarte nuk ka pasi flokët janë të ndryshëm, por ata theksojnë që të kemi një flok të shëndetshëm duhet të lahet 2 herë në javë , madje ka dhe nga ata që shprehen se dhe një herë në javë mjafton.“Gjëndrat dhja more shpesh përcaktojnë se sa shpesh duhet të lani kokën. Nëse nuk jeni të sigurt për llojin e lëkurës tuaj, fytyra është një tregues i mirë se si sillet skalpi.
Njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme kanë nevojë t’i lajnë flokët më shpesh në krahasim me ata që kanë lëkurë të thatë”, tha Tiffany Young.“Nëse e lani shpesh fytyrën për shkak të prodhimit të vajit, skalpi ka të ngjarë të ketë nevojë për të njëjtin trajtim,” -tha ajo.Flokët kaçurrelë priren të jenë më të thatë dhe mund të kalojnë disa ditë (deri në pesë apo shtatë) pa u larë, megjithëse kjo varet edhe nga aktiviteti fizik i një personi dhe nivelet e hor mo neve.
“Por, kjo nuk është e vërtetë për flokët e hollë. Ata me flokë të hollë kanë një skalp të yndyrshëm.Kjo është për shkak se ka më pak folikula të flokëve për të thithur prodhimin e vajit si flokët kaçurrelë. Në këtë rast është në rregull të lani flokët çdo dy apo tre ditë.”- tha ajo.Young vuri në dukje se kur lani flokët, është e rëndësishme të përqendroni shampon në “zonën e kokës” dhe të shmangni shpërndarjen e produktit në të gjithë gjatësinë e tyre, gjë që mund të çojë në tharje dhe dëmtim të tyre.