Sinuzitet bakterore post-gripale dhe përkujdesi ndaj tyre…

0
267

KUJTESË dhe KUJDES… Një nga ndërlikimet jo të rralla të Gripit dhe të virozave stinore është SINUZITI përgjithësisht i natyrës bakteriale, si mbivendosje e tyre në mukozat e inflamuara të “zgavrave/sinuseve”…

NË ato RASTE kur dhimbjet e kokës 1- vijojnë edhe pas lehtësimit të shenjave të tjera të gripit apo të virozave stinore me prekje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si: temperatura, dhimbjet e muskujve dhe të kyçeve, këputshmëria, kolla e thatë, se 2- ajo rëndohet sidomos kur përkulet koka si dhe ndajshtohen dhimbjet në mes të ballit, ose të dhimbjeve mbi mollëzat e faqeve ose rrënjëve të dhëmbëve të nofullës së sipërme, 3- si dhe rrjedhjet e hundëve bëhen më të trasha dhe ndryshojnë ngjyrë në të verdhë ose jeshile, MOS nguroni por bëni një GRAFI të SINUSEVE, si dhe të kontaktoni mjekun tuaj… Prekja mundet të kapë një, dy kavitete të sinuseve maksilarë, por ajo mundet të prekë njëkohësisht edhe sinuset frontalë, e më rrallë edhe sinuset etmoidalë…… Përse nuk nënçmohen dhe i kushtohet kjo vëmendje e posaçme Sinuziteve?!…..NËSE NUK MJEKOHEN në kohë dhe si duhet SINUZITI:

Mundet të kroniçizohen.

Në konceptimin e afërsisë anatomike të vendndodhjes së tyre me Cipat e trurit, një rrezik potencial është përhapja e infeksionit nga sinuset në këto cipa duke shkaktuar (Meningite, Empiema subdurale), ndaj për këtë arsye edhe Sinuzitet quhen vatra infeksioni parameningeale…..

Sinuzitet i kanë të justifikuara fillimin e menjëhershëm të antibiotikëve/antibakterialëve duke patur parasysh shkaktarët më të shpeshtë të tyre: Pneumokokun, Hemofilus, Morakselan apo Stafilokokun…..

Amoksiclav/Augmentin mbetet antibiotiku më i përdorshëm në kësi rastesh, me përjashtim të personave të ndjeshëm ndaj beta-laktaminave (Penicilinë, Amoksicilinë, etj.), ku këshillohet marrja e një makrolidi si Clarithromycina…..

Kohëzgjatja 7-10 ditë, e kombinuar me spray ose pika nga hundët të dekonxhensionuesve/antiinflamatorëve të mukozave të saj, probiotikë dhe analgjezikëve/antipiretikëve (Paracetamol, Brufen)….

Fizioterapia e filluar dy ditë pas fillimit të antibiotikëve dhe e vijuar edhe dy ditë pas përfundimit të tyre, konsolidon mjekimin dhe ul rrezikun e kroniçizimit…..

Në mungesë të fizioterapisë edhe kompresat e ngrohta për 10-15 minuta mbi sinuset e prekura luajnë një rol mjaft ndihmës…

Si Fizioterapia edhe Kompresat e ngrohta rrisin qarkullimin e gjakut në mukozat e sinuseve të prekura, duke sjellë në këto vatra më shumë qeliza të bardha kapëse dhe shkatërruese të mikroorganizmave (të njohura në gjuhën shkencore si Makrofagë)….

NËSE të sëmurët kanë defekte të ndarëses së hapësirave të hundës (Septumit nazal), pas shërimit e mira është të konsultohen me një mjek Otorinolaringolog, për të parë mundësinë e korrigjimit të këtij defekti, meqenëse ato pengojnë drenimin e duhur të sekrecioneve t zgavrave të sinuseve, për pasojë edhe shkaktimin më të shpeshtë të Sinuziteve…..

Vijim sa më të mbarë të ditës….Together forever and ever!!!!

N.B.: rastet e paraqitura i përkasin arkivës sime personale dhe nuk lejohet ripërdorimi ilustrativ i tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here