Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, nuk i ka shpëtuar fakti se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e bojkotoi samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë për të shkuar për vizitë në Kinë.
Sipas von Cramon, ky është një sinjal për Bashkimin Evropian, ku presidenti i një shteti pretendent për të hyrë në BE bojkoton samitin, shkruan Reporteri.net.
“Ndërsa të gjithë po mblidhen për Procesin e #Berlinit në #Tiranë, Presidenti i një shteti “kandidat” në BE feston muajin e mjaltit në Kinë. Një sinjal edhe për BE-në”, ka thënë Viola von Cramon.
Mospjesëmarrjen e Vuçiqit në Samitin në Tiranë e ka komentuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Teksa u deklarua para mediave pas përfundimit të punimeve, Kurti tha se “Vuçiqi ishte i zënë sot në Kinë”.
Sipas tij, kjo tregon që Serbia nuk është e interesuar për destabilizim, se lëre më për ta nënshkruar aneksin e zbatimit të Marrëveshjes, një gjë të cilën Kurti tha se ia kërkoi kryeministres serbe mirëpo ajo refuzoi.
“Unë sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe, Ana Bernabiq që ta nënshkruajnë këtë aneks. Unë kam thënë ta nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishin të interesuar. Vuçiq ishte i zënë sot në Kinë. Nëse është aq i interesuar për stabilizim le ta nënshkruaj marrëveshjen”, ka thënë kryeministri Kurti. /Reporteri