Sindroma e “Zemrës së Thyer” – të vdesësh nga mërzia e ndarjes!

0
90

Zemra e thyer është një gjendje reale, e cila imiton një atak në zemër për shkak të stresorëve të papritur emocionalë që sjell.

Përderisa është vështirë të rikuperohemi nga një zemër e thyer, shumica prej nesh e mendojmë vetëm si mundim të përkohshëm mendor – një që e kalojmë me kohën. Por, mundimi mendor që e shkakton ndarja mund të ketë efekte tejet të mëdha – qoftë mendërisht, qoftë fizikisht.

Ekspertët thonë se të pasurit zemrën e thyer mund të shkaktojë shumë efekte në shëndet, e posaçërisht kur truri e përpunon si traumë.

Nëse personat nuk janë të aftë ta përpunojnë në sjellje normale me një terapist ose duke gjetur kohë për ta trajtuar dhe shëruar veten, ata mund të kenë nivele shumë të larta të stresit.

Në fakt, ekziston edhe një sëmundje e njohur si “sindroma e zemrës së thyer” – për të cilën hulumtimet thonë se, në disa raste, mund të jetë edhe vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.

Çfarë është kjo sindromë?

E njohur ndryshe edhe si sindroma takotsubo, kjo sindromë është kur ventrikuli i majtë i zemrës – kryesori që pompon gjak – dobësohet dhe zmadhohet, që nënkupton se nuk pompon siç duhet.

Kjo sëmundje është shumë e rrallë, ndërkaq më shumë i prekë femrat sesa meshkujt. Ndonëse kjo sindromë mund të shkaktohet nga traumat fizike, siç është sulmi i astmës, shpeshherë mund të shkaktohet edhe nga stresi emocional, si pasojë e vdekjes së një të afërmi apo humbjes së një personi të dashur.

Tre simptomat më të zakonshme të sëmundjes së zemrës së thyer janë dhimbje të papritura, të mprehta në gjoks, gulçim dhe të fikët.

Rreziku duket të jetë më i madh kur shkaku është një goditje hemorragjike, kriza epileptike, atak të rëndë të astmës, gjakderdhje të rëndë, hipoglikemia, temperaturë e lartë, etj.

Sindroma mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse jeni duke pasur sulm në zemër, ku do të përjetoni dhimbje në gjoks dhe probleme në frymëmarrje. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here