Sinani: Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia të mundësojë hetimet mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve

0
182

Këshilltarja Politike e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar se Qeveria e Serbisë duhet të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Sinani ka theksuar se këtë tashmë po e kërkon edhe Parlamenti Evropian, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e Serbisë të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.Këtë e kërkon tashmë zyrtarisht edhe Parlamenti Evropian.Në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi”, ka pohuar ajo.

Tutje, Sinani ka theksuar se raporti i Parlamentit Evropian vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane.

“Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin fund të gjitha praktikave diskriminuese ndaj minoriteteve dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, pos tjerash edhe për njohjen e diplomave të Kosovës.Në shumë çështje, Raporti vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane”.

Ndryshe, shqiptarët e komunave Medvegjë, Bujanoc e Preshevë e Bujanoc janë duke vazhduar të përballen me problemin e pasivizimit të adresave nga ana e autoriteteve shtetërore në Serbi. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkryetare%2Fposts%2Fpfbid02w6KVgueiecfDot8zZpNdgyvzWafxSjgjqwvzY33HgubULHse4gCt3Apmf7DbUhz8l&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here