Drejtoresha e Emergjencës dhe e Sigurisë pranë Komunës së Prizrenit, Ramize Sinanaj – Shala, ka thënë se rruga Prizren – Prevallë paraqet rrezik të lartë për qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë.
Sinanaj – Shala, njëherit i ka bërë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që të marrin masa preventive.
“Apel për qytetarët!
Rruga Prizren-Prevall paraqet rrezik të lartë për qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë.
Sot rreth orës 16:40 ka pasur shkëputje të shkëmbinjëve, pesha e rëndë e këtyre shkëmbinjëve ka shkaktuar rrezik të larë për këtë rrugë duke e shembur murin mbrojtës dhe anësoret e kësaj rruge.
Siq jemi të informuar me datën 26.07.2023 ka pasur shembje të gurëve ku janë dëmtuar dy vetura, dhe fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.
📢I bëjë thirrje Ministrisë së Infastrukturës që të marrin masa preventive.
✅️Të bëjnë vlerësimin e rrezikut që paraqet rruga në fjalë pasi që është nën menaxhimin e Ministrisë të Infastrukturës.
❌️Vlen të theksohet se në vend ngjarje nuk kanë qenë të pranishëm OE përveq punëtorëve që ishin duke punuar.
🟢Shpresoj që Ministria do të merr masat e duhura sa nuk është bërë vonë!
Me respekt
R.Shala DES”, thuhet në apelin e Sinanaj – Shala./04 Online