Simptomat e astmës në varësi të motit

0
70

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit.

Simptomat e astmës kanë gjithashtu tendencën të përkeqësohen veçanërisht tek fëmijët, gjë që nxjerr në pah rolin e motit tek kjo sëmundje.

Një studim i kryer në Detrojt zbuloi se një rritje e beftë e temperaturës me të paktën 10 gradë ose e lagështisë në ajër me të paktën 10 përqind, rrit ndjeshëm numrin e fëmijëve asmatikë që kanë nevojë të shtrohen në spital.

Substancat nxitëse të astmës janë të pranishme në çdo stinë.

Bëhet fjalë për duhanin, polenin, pluhurat, lagështia, viruset, temperatura e të tjerë.

Astma

Ajri i ftohur mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes tek azmatikët.

Në rastin e fëmijëve, astma bëhet më e pranishme në pranverë dhe vjeshtë.

Astmatikët janë më të prirur të preken nga virozat se njerëzit që nuk vuajnë nga ky problem.

Gripi dhe e ftohura zgjasin më shumë tek astmatikët dhe janë më të rrezikshme.

Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes përkeqësojnë inflamacionin kronik të shkaktuar nga astma.

Në fakt, gripi dhe e ftohura janë përgjegjëse për të paktën 80 përqind të vështirësisë në frymëmarrje tek fëmijët dhe 50 % tek të rriturit.

Astma në dimër

Ajri i thatë dhe i ftohti mund të përkeqësojnë astmën.

Një gotë para gjumit humb 15 kg në 17 ditë!

Për këtë arsye, astmatikët këshillohen të mbajnë shall ose maska mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti.

Në këtë stinë, azmatikët duhet të jenë të mbrojtur edhe nga ajri i brendshëm që mund të jetë i mbushur me alergenë, pluhur dhe myk.

Pranvera dhe astma

Pranvera njihet si stina e polenit, një nxitës azmatik që shkakton inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.

Nivelet e polenit janë të larta nga ora 4 deri në orën 10 të mëngjesit çdo ditë, ndaj astmatikët duhet të tregojnë shumë kujdes.

Muajt maj dhe qershor janë më të këqijtë.

Gjatë gjithë stinës, azmatikët teshtijnë, kruhen dhe u rrjedhin hundët më shumë se zakonisht.

Astma në verë

Vera është një stinë më e lehtë për astmatikët dhe ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë ka njerëz më të brishtë ndaj nxehtësisë dhe lagështisë.

Nga ana tjetër, në verë cilësia e ajrit është shumë e keqe dhe mund të nxisë jo vetëm simptomat e astmës por edhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë, në përgjithësi muajt e verës konsiderohen si më të qetë dhe më të përballueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here