Sigurohen 9 mijë e 400 për operimin e Medina Talit, e diagnostikuar me kancer

0
632

Dje që në mëngjes nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Emin Duraku” janë mobilizuar për mbledhjen e mjeteve për trajtimin e Medina Talit në spitalin amerikan në Tiranë.

Siç kemi shkruar edhe dje, Medina është diagnostikuar me kancer, teksa për një operacion i duheshin 9 mijë e 400 euro.

Me të dëgjuar lajmin, një prind është lajmëruar në shkollë dhe ka ofruar të gjitha mjetet, derisa ka zgjedhur të jetë anonim, shkruan 04 Online.

Si rrjedhojë, në njoftimin e radhës të bërë nga shkolla, kanë njoftuar se janë mbledhur edhe 977 euro të tjera, ku kontribuesit kanë kërkuar të jenë anonim.

“Falenderim
Falenderojmë nga zemra të gjithë ata prindër qe kontribuan me mjete financiare dhe mbështetje morale për nxënësen tonë Medina Tali.
Edhe sot ka patur ndihma në vlerë prej :
700.00 E
200.00 Fr.
50.00 E
27.00 E
Të gjithë këta zemërbardhë dëshiruan të ngelen anonim ashtu sikurse humanisti i parë qe dhurojë 9400.00 E.
Faleminderit nga zemra për të gjithē ju prindër të nderuar!
Humanizmi është cilësia e njerëzve me zemër të madhe.
Të jesh human do të thotë të mbash qendrim fisnik dhe të tregosh dashuri ndaj të gjithë njerëzve pa dallime.
Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjërë dhe të madhe e cila i zë të gjithë.
Nga drejtoria”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here