Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet pirja e duhanitnnë ambiente të mbyllura.
“Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapërsira të brendshme”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Beteja kundër konsumimit të duhanit është e gjatë por me rezultate të shpejta. Pa duhan më shumë shëndet! Duke qenë se rruga jonë është Bashkimi Evropian, çdo ditë e më shumë Evropë do të sjellim në vendin tonë.
Jam fort i përkushtuar që këtë objektiv ta përmbushë çdo ditë e në secilin segment. Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapërsira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapërisra të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim. Siç mund t’i konsumojë dikush nga 50 kafe në ditë, mund t’i konsumojë edhe cigaret, ama jo në brendi të kafeneve, restoranteve, hoteleve, zyrave…
Secili bën atë që përfaqëson. Unë e përfaqësoj ligjin, e dikush cenimin e tij. Dikush në veri të vendit fton publikisht për refuzim të zbatimit të ligjit, teksa ndonjë “trim”, gjetiu e bën të njëjtën gjë.
Esenca është e njëjtë, të refuzohet zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës. Por, me ligjin kompromis nuk ka. Njëherë ligjshmëri, përherë ligjshmëri!