Si u rrahën dhe u kërcënuan gjatë ditës së shtunë 5 femra në Prizren? – Detaje nga policia

0
3828

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e ku kryesisht viktimat janë femra dhe janë të moshave të ndryshme.

Rastet e dhunës në familje ku kryesisht dhuna po ushtrohet ndaj femrave vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në Stacionin Policor në Prizren brenda pak orëve janë raportuar tri raste të dhunës në familje, shkruan SO.

Sipas Policisë rasti i parë është lajmëruar në orën 09:00, ku një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, ku një femër ka njoftuar policinë se ajo dhe vajza e saj janë kanosur nga bashkëshorti i cili thuhet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit. Për rastin në fjalë policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe se me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti i tretë është raportuar rreth orës 19:00, ku një femër ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti duke u kërcënuar me jetë dhe duke ushtruar dhunë fizike.

Policia bën të ditur se i dyshuari së bashku me shokun e tij përmes telefonit kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë në të cilën punon viktima dhe një punëtore në atë kompani.

Lidhur me rastin policia thotë se është njoftuar prokurori dhe se rasti është duke u hetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here