Si t’i shëroni dhimbjet në fyt

0
41

Keni provuar të gjithë shurupet dhe jeni lodhur tashmë? Te dhimbjet në fyt nganjëherë më mirë ndikojnë recetat e vjetra tradicionale, të cilat mund t’i përgatisni vetë, sepse krejt çfarë ju nevojitet i keni në kuzhinë.

Mjaltë për shpëlarje të fytit

Mjalti është i pari që zbut dhimbjen në fyt, e krahas kësaj ka efekt kundër baktereve. Krejt çfarë duhet të bëni është që tri lugë të mjaltit t’i përzieni në gotën me ujë të ngrohtë. Dy apo tri herë në ditë e shpëlani fytin dhe do ta ndieni lehtësimin.

Shpëlarja e fytit me ujë të njelmët

Uji i njelmët me shekuj përdoret për shpëlarjen e fytit, që rezulton e efektshme. Uji nxjerr lëngjet dhe mukozën nga fyti dhe shkrin këlbazin e formuar. Shkrini gjysmë lugë kripë në gotën me ujë të ngrohtë, e më pas tri deri katër herë në ditë e shpëlani fytin.

Shpëlarja e fytit me çaj mente

Menta ndihmon në hapjen dhe pastrimin e zgavrës së hundës. Përgatitni çaj në mënyrë të zakonshme, por në vend të një qeske të çaji, vendosni dy. Me çajin e ftohur shpëlajeni fytin dy deri tri herë në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here