Pikat e zeza janë një nga problemet më të shpeshta të lëkurës dhe shfaqen kryesisht në zonën T të fytyrës – ballë, hundë dhe mjekër. Ato krijohen si pasojë e sekretimit të tepërt të yndyrës, e cila bllokon poret e lëkurës dhe favorizon grumbullimin e papastërtive.
Personat me lëkurë të yndyrshme janë më të ekspozuar ndaj këtij problemi estetik, i cili ndikon drejtpërdrejt në pamjen dhe vetëbesimin. Megjithatë, ekzistojnë metoda natyrale që ndihmojnë në largimin e pikave të zeza dhe pastrimin e thellë të lëkurës.
Hapat që duhet të ndiqni për të eliminuar pikat e zeza
1. Pastrimi i fytyrës dhe hapja e poreve
Hapja e poreve të lëkurës është një hap shumë i rëndësishëm për pastrimin e pikave të zeza. Për këtë metodë natyrale:
- Merrni një tenxhere me ujë
- Shtoni trumzë
- Vendoseni ujin të vlojë
Mbajeni fytyrën mbi avujt për disa minuta, duke mbuluar kokën me një peshqir. Avujt ndihmojnë në hapjen e poreve dhe lehtësojnë pastrimin e tyre. Më pas, përpiquni t’i hiqni pikat e zeza me pambuk të pastër.
2. Maskë natyrale pas pastrimit
Pas pastrimit të poreve, lëkura ka nevojë për qetësim dhe ushqim. Përgatisni këtë maskë:
- Pure patateje
- Infuzion nga lulja e radhiqes (në ujë shtoni disa luleradhiqe dhe lëreni të vlojë)
- Pak qumësht
Përziejini të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në fytyrë. Lëreni të veprojë për rreth 1 orë, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Rezultati
Kjo metodë ndihmon në pastrimin e poreve, reduktimin e yndyrës dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë fytyrën më të pastër, më të freskët dhe më të shëndetshme./04 Online














































